RTSH 24 Live

Botë

BE merr 800 miliardë euro hua për Fondin e Rimëkëmbjes

15/04/2021

BE merr 800 miliardë euro hua për Fondin e Rimëkëmbjes

Bashkimi Europian po përgatitet të marrë hua prej 800 miliardë eurosh deri në vitin 2026 për realizimin e një fondi rikuperimi që është pranuar për të luftuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Komisioneri europian për Buxhetin, Johannes Hahn prezantoi strategjinë për financimin e fondit të rimëkëmbjes “Gjenerata e re e BE-së”.

Kjo paketë rikuperimi është përgatitur për të kapërcyer krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.

Hahn theksoi se ”Komisioni Europian çdo vit do të mbledhë deri në 150 miliardë euro nga tregu i kapitalit për të financuar paketën e rimëkëmbjes”.

“Komisioni Europian do të përdor një strategji të larmishme financimi për të mbledhur rreth 800 miliardë euro me çmime aktuale deri në vitin 2026”, tha Hahn.

Siç shpjegoi ai, burimet që do të mblidhen do të jenë në kushte të favorshme, pas së cilës ato do të transferohen në vendet anëtare në përputhje me planet e investimeve dhe reformave.

Ai tha se borxhi për këtë qëllim do të shlyhet deri në vitin 2058, duke filluar nga viti 2026, duke përmendur ata tashmë janë duke punuar mbi një projekt-ligj mbi këtë çështje që do të shpallet në fund të qershorit.

Pas negociatave të gjata, vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje në dhjetor të vitit të kaluar për një fond të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro. /AA