RTSH 24 Live

Aktualitet

BE fushatë për dezinformimin, ambasadorja Hohmann: Kontrolloni faktet, gjurmoni të vërtetën

31/01/2023

BE fushatë për dezinformimin, ambasadorja Hohmann: Kontrolloni faktet, gjurmoni të vërtetën

Zhvillimi i mediave të reja dhe rrjeteve sociale jo vetëm ka ndikuar në shpëndarjen e shpejtë të një sasie të madhe informacioni, por ka ndikuar edhe në përhapjen e lajmeve të pavërteta, që lidhen veçanërisht me çështje të momentin, siç ka qenë rasti i pandemisë së COVID-19, por jo vetëm.

Për të ndihmuar publikun e gjerë për të dalluar lajmet e vërteta nga ato të rreme delegacioni i BE-së në Shqipëri, veç mbeshtetjes për mediat që verifikojnë faktet, ka mbështetur edhe fushatën ndërgjegjësuese “Gjurmo të vertetën”.

“Ne po përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që të jenë të vetëdijshëm, të jenë vigjilentë sa herë konsumojnë informacion. Të kontrollojnë faktet dhe në fund të gjurmojnë të vërtetën, gjë që duhet të jetë puna e përditshme për të gjithë ne”, tha ambasadorja e BE, Christiane Hohmann

Për ta bërë sa më të prekshme për publikun rrezikun nga keqinformi dhe dezinformimi është konceptuar një instalacion në sheshin “Skëndërbej”, ku njerëzit hasen me lajme të rreme që mund të kenë besuar. Në fund permes një barkodi, ata drejtohen në një faqe interneti, ku marrin informacion se si mund të dallojnë lajmet e rreme nga ato të vërteta.

Fushata, e mbështetur nga BE, synon t’u tregojë konsumatorëve të informacionit mënyrën se si mund të dallojnë lajmet e rreme në një kohë kur ato përhapen me shpejtësi.

/rtsh.al/