RTSH 24 Live

Europë

BE dënon aneksimin rus, nuk do të pranojë kurrë referendume "të paligjshme”

30/09/2022

BE dënon aneksimin rus, nuk do të pranojë kurrë referendume "të paligjshme”

Bashkimi Evropian tha të premten se dënoi me vendosmëri aneksimin nga Rusia të rajoneve të okupuara të Ukrainës, duke shtuar se kurrë nuk do të njihte referendumet "të paligjshme" të mbajtura atje dhe do të shtrëngonte sanksionet e tij për të rritur presionin ndaj Moskës, njofton Reuters.

Këshilli Evropian, i cili grupon 27 shtetet anëtare të BE-së, tha në një deklaratë në emër të këtyre anëtarëve se minimi i qëllimshëm i rendit ndërkombëtar nga Rusia po vinte në rrezik sigurinë globale. "Ne nuk i njohim dhe nuk do t'i njohim kurrë "referendat" ilegale që Rusia ka krijuar si pretekst për këtë shkelje të mëtejshme të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, as rezultatet e tyre të falsifikuara dhe të paligjshme", thuhet në deklaratë. "Ne do të forcojmë masat tona kufizuese kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë. Ato do të rrisin më tej presionin ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj të agresionit," tha ai. (Sipas Reuters )