RTSH 24 Live

Botë

Baykar refuzon paratë dhe u dhuron ukrainasve 3 dronë falas

28/06/2022

Baykar refuzon paratë dhe u dhuron ukrainasve 3 dronë falas

Prodhuesi turk i mbrojtjes Baykar tha se kishte refuzuar 20 milionë para të gatshme për të blerë dronët e saj për Ukrainën dhe në vend të kësaj do t’i dhurojë këtij vendi tre dronë ushtarakë. 

Baykar shkroi në një deklaratë se kishte mësuar për një fushatë për të mbledhur fonde për të blerë dronët e saj Bayraktar TB2, duke shtuar: “Baykar nuk do të pranojë pagesa për TB2 dhe do të dërgojë 3 të tillë pa pagesë në frontin e luftës në Ukrainë”. “Ne kërkojmë që fondet në vend të kësaj t’i dërgohen popullit në luftë të Ukrainës”, është njoftuar nga kompania. 

Siç bëjnë të ditur mediat, paratë u mblodhën përmes një fushate të udhëhequr nga personaliteti televiziv ukrainas Serhiy Prytula, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve Ukrinform. Prytula festoi arritjen e shifrës së synuar në një postim në Tëitter të 24 qershorit, duke thënë se u deshën vetëm tre ditë. 

Dronët e famshëm Bayraktar TB2 – të njohur gjerësisht si “Bayraktars” – kanë status pothuajse mitik në Ukrainë. Lufta e vazhdueshme kundër Rusisë është konflikti i parë i madh në të cilin janë vendosur në përdorim dronët Bayraktar. 

Rusia ka kritikuar më parë shitjen e tyre në Ukrainë, por zyrtarët turq vunë në dukje se Baykar është një kompani private dhe se këto nuk janë marrëveshje shtet-shtet.