RTSH 24 Live

Politikë

Bashkimi Evropian: Deputetët shqiptarë të votojnë zgjatjen e afateve të vettingut

27/01/2022

Bashkimi Evropian: Deputetët shqiptarë të votojnë zgjatjen e afateve të vettingut

Bashkimi Evropian, u ka bërë apel deputetëve të Kuvendit, që të votojnë zgjatjen mandatit të organeve të vettingut. “Përfundimi i suksesshëm i procesit është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE”, theksohet në mesazhin e   Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR, pjesë e Bashkimit Evropian. Ky institucion ka nxitur Kuvendin e Shqipërisë që të votojë zgjatjen e afateve të vettingut dhe kjo të votohet nga të gjithë deputetët.

"Hap i rëndësishëm në Kuvend me paraqitjen e amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, që të votojnë të gjithë deputetët. mbështetje për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Përfundimi i suksesshëm i procesit është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE", shkruhet në njoftim.