RTSH 24 Live

Kulturë

Bashkia kërkon investim për manastirin e Shën Marenës

11/01/2021

Bashkia kërkon investim për manastirin e Shën Marenës

Kryetari i Këshillit Bashkiak Pogradec i ka drejtuar një letër të hapur Kryepeshkopit Anastas Janullatos duke i kërkuar të bëjë të mundur një investim në Manastirin e Shën Marenës në Llëngë të Mokrës. Sipas Sotiraq Mangërit investimi në këtë zonë nisur për nga historia, trashëgimia kulturore apo edhe pelegrinazhi që bëhet çdo vit është mjaft i nevojshëm për tu kryer, kjo edhe për të bërë të mundur të krijohen të gjitha kushtet për ata të cilët e vizitojnë zonën.

Ai shkon më tej kur thotë se Bashkia është e gatshme të asistojë me çfarë ka mundësi në rast të realizimit të investimit.

Manastri i Shën Marenës është mjaft i vizituar jovetëm nga vendasit por edhe të huajt.