RTSH 24 Live

Sociale

Bashkia e Shijakut ndërhyn për shmangien e përmbytjeve

22/01/2021

Bashkia e Shijakut ndërhyn për shmangien e përmbytjeve

Pas paralajmërimeve zyrtare  për intensifikim të reshjeve gjatë 3 ditëve të ardhshme, bashkitë që preken përmbytjet për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati kanë nisur të marrin masa parandaluese.
Bashkia e Shijakut, një nga bashkitë përfituese nga Programi i Rindërtimit, ka gati projektion për rivitalizimin e lumit Erzen, vlera e të cilit përlogarit rreth 4 milion Dollarë.
Në të gjithë territorin e vendit, gjatë 72 orëve të ardhshme parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë.