RTSH 24 Live

Aktualitet

Bashkia Devoll investime në Gracë

22/01/2021

Bashkia Devoll investime në Gracë

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Bashkia Devoll ka investuar në fshatin Gracë në ambientin e jashtëm të shkollës por edhe tek murret mbajtëse të kanaleve në rrugën kryesore të këtij fshati. Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryeplaku i fshatit Bujar Hoxha i cili shprehet se bashkia ka kryer disa investime në këtë fshat. Nga ana tjetër Hoxha shprehet  se sw shpejti do tw investohet në 2.5 km rrugë e cila do ndihmojë banorët e fshatit Gracë të lidhen me rrugën e fshatit Hoçisht por synohet edhe sistemi i disa rrugëve brenda në fshat.

Sipas Hoxhës punimet tek muret mbajtëse në rrugën kryesore të fshatatit do të vijojnë edhe për një muaj në varësi edhe të kushteve atmosferike pasi për shkak të rreshjeve të dëbores u ndërprenë për disa ditë.