RTSH 24 Live

Aktualitet

Bashkia Devoll, investime në disa fshatra

13/01/2021

Bashkia Devoll, investime në disa fshatra

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Bashkia Devoll vijon me investime në disa fshatra. momentalisht kjo drejtori është duke punuar në fshatin Gracë tek murret mbajtëse të kanaleve në rrugën kryesore të këtij fshati. Sipas Altin Canes, përgjegjës në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike shprehet se tek këto kanale kishte shumë kohë pa u investuar prandaj u pa e nevojshme edhe ndërhyrja. Sipas Canes investime të njëjta janë berë edhe në fshatra të tjera.

Gjithashtu vijon puna edhe për çakëllimin e rrugëve midis parcelave për tu lehtësuar punën edhe fermerëve. Sipas Canes të gjitha këto investime po kryhen me puntorët e drejtorisë dhe nga të ardhurat e Bashkisë Devoll.