RTSH 24 Live

Kulturë

Bashkëpunimi Shqipëri-Britani, Ministrja Margariti pret arkitektin me famë botërore

12/09/2023

Bashkëpunimi Shqipëri-Britani, Ministrja Margariti pret arkitektin me famë botërore

Viti i ardhshëm do të vijë me risi sa i takon bashkëpunimit të Shqipërisë me Britaninë e madhe në fushën e kinematografisë dhe muzeumeve.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Kulturës, Elva Margariti në takimin e organizuar me një nga arktitektët më të famshëm në të gjithë botën, Peter Kuk (Peter Cook).

Ambicia jonë është që të shkojmë përtej bashkëpunimeve qe kemi, në fokus mbeten talentet e reja, shpresojë që vitin e ardhshëm në shtëpinë e Operas të sjellim një balet mbretërorë. Britania është e njohur kudo në botë në disa fusha sikurse ne mode, kinematografi ndërsa ne jemi duke diskutuar për të sjelle vitin tjetër bashkëpunime edhe në fushën e muzeumeve”, tha arkitekti britanik.

Arkitekti Peter Cook është fitues i disa çmimeve të ndryshme dhe ka ndikuar masivisht në arkitekturën botërore, duke sjellë projekte të suksesshme dhe novatore në të gjithë globin. Ndërsa në Tiranë ndau eksperiencat e tij personale me arktitektë, studentë e profesionistë të fushave të ndryshme, tregoi gjithashtu se jo gjithmonë ka pasur aprovimin e bashkëpunëtorëve për të sjellë idetë e tij.

Unë kam kontribuar në arkitekturë në shumë vende të ndryshme ku kam realizuar objekte me stile të ndryshme arkitekturore. Në jetën time kam takuar shumë miq që nuk kanë qenë dakord me punën time, sepse më kanë përkufizuar si pluralist. Edhe unë e konsideroj veten të tillë, kjo për arsye se kam dashur te sjell gjithnjë inovacion në arkitekturë dhe kam guxuar shumë për këtë gjë“, u shpreh ai.

Arkitekti Peter Cook erdhi në Tiranë në kuadër të javës kulturore britanike.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/