RTSH 24 Live

Sociale

Bashkëpunimi i universiteteve, njohja e kurrikulave shqiptare edhe në universitetet Amerikane

15/05/2022

Bashkëpunimi i universiteteve, njohja e kurrikulave shqiptare edhe në universitetet Amerikane

Universitetet shqiptare dhe amerikane po zgjerojnë bashkëpunimin akademik përmes një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë në Tiranë për shkëmbim të programeve studimore.

Një nga universitetet e njohur të mjekësisë në SHBA, po mirëpret grupin e parë me 5 studentë dhe dy pedagogë të mjekësisë dentare nga Shqipëria.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë dentare Edit Xhajanka thotë se programet dhe  janë të përafërta shumë prej lëndëve që studiohen në Shqipëri, njihen edhe nga curicula amerikane.

Risia këtë vit është edhe hapja e tre programeve të përbashkëta me universitetet europiane, që do të zhvillohen në gjuhë të huaj, prej nga do të dalin diploma të përbashkëta.

/rtsh/