RTSH 24 Live

Kronika

Basha takim me të rinjtë në Belsh: Do të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë

07/04/2021

Basha takim me të rinjtë në Belsh: Do të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Belsh në një takim me të rinjtë, ku akuzoi qeverinë se ka dështuar gjatë tetë viteve në pushtet. Sipas tij, qeveria nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për universitetet gjatë pandemisë, ndërsa përsëriti përsëriti zotimin PD do të rikthejë mësimin në auditore dhe digjitalizimin me tableta në dispozicion të studentëve.

“Jo vetёm nё auditorë por nё çdo aspekt tjetër tё jetës kjo qeveri ka dështuar nё menaxhimin e pandemisë. Kjo nuk habit mё askënd, sepse dështimi me pandeminë, ёshtё dështimi i fundit. Ka 8 vjet qё dyshtohet nё çdo fushë. Siç e the  dhe vet klubet e kafet janë plot, urbanët janë plot e auditorët janë bosh. Gjëja e parё qё dua t’iu them ёshtё se shëndetit ёshtё mbi gjithçka. Ne nuk do tё bёjmё kompromis me shëndetin, por ka përvoja të cilat do të mundësojnë që duke ruajtur masat anti Covid të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë. Dhe ne do t’i marrim këto përvoja që po i studiojmë nga vendet e perëndimit dhe do të mundësojmë që auditorët të rivihen në punë aq më shumë në kushtet kur qeveria dështoj të ndërtonte platformën digjitale dhe të bënte të mundur mësimin efektiv online. Se ne e dimë që 90% e studentëve nuk kanë as tabletë, mësimin e bëjnë me celular, që programet janë të lloj-llojshme që faktikisht ai vetëm mësim nuk është. Të rralla janë rastet, prandaj grupi ynë do të mundësojë që duke ruajtur plotësisht shëndetin e mësuesve, të pedagogëve dhe të studentëve ne të fillojmë të ripërdorim hapësirat universitare me masa anti-Covid dhe të bëjmë të mundur digjitalizimin sa më shpejtë dhe tabletat në dispozicion të studentëve. Dhe konkretisht po ju them prej 1 shtatorit pesë gjuhë të huaja do të jenë disponibël për të gjithë studentët shqiptar. Në fakt, për të gjithë shqiptarët nën moshën 35 vjeç pa pagesë, online Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja, Italishtja dhe Spanjishtja. 5 kurse pa pagesë, sigurisht do të kontribuojë shteti, qeveria për të gjithë të rinjtë që të mësojnë gjuhën e huaj dhe 20 trajnime profesionale online. Duke marrë këto 20 trajnime, duke iu mundësuar ju të tjerëve që të keni sa më shumë praktikë brenda orarit mësimor që është shumë e rëndësishme për të përftuar vetitë e profesionit nga farmacia, tek mjekësia, tek avokatët, tek inxhinierët, ne shumë shpejtë do të jemi të gatshëm ti ofrojmë tregut europian të punës rini të kualifikuar dhe të marrim investitorët e huaj që vendet e punës ti hapin këtu”, tha Basha.

Ai shtoi po ashtu se ligji për  arsimin e lartë do të anulohet për t’i lënë hapësirë ligjit të ri i cili po punohet dhe që do të mundësojë autonominë e universiteteve, do të lehtësoj kërkimin shkencor.

“Ky ligj do të anulohet dhe puna ka nisur për një ligj të ri. Ligji i ri do ti japi universiteteve autonomi në vendimmarrje. Ligji  i ri do ta bëj shumë më të thjeshtë për pedagogët që të angazhohen në kërkim shkencor dhe që të angazhojnë studentët po kështu në mënyrë aktive në atë që sapo e shpjegova më parë është trajnimi dual. Pra gjysma të jetë teori gjysma praktikë. Ligji i ri do të bëjë të mundur po kështu që asnjë i ri apo e re të mos mbetet pa studiuar për faktin e dhimbshëm se familja s’paguan dot tarifat. Si do ta arrijmë këtë? Sepse në buxhetin e ardhshëm të qeverisë tonë ne do të kemi mjaftueshëm para që për çdo fëmijë, fëmijë jo se jeni të ri po për çdo 18 vjeçarë, për çdo maturant që kërkon të shkojë të studiojë dhe që vjen nga një familje që nuk e përballon dot tarifën sepse ka të ardhura nën minimumin jetik, të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Tarifa do të merret përsipër 100% nga shteti dhe e dini se sa prek kjo, prek 90% të studentëve shqiptarë. Dhe një nga gjërat kryesore që ne do të bëjmë është që mos të lëmë boshllëk nga momenti i studimeve në momentin e gjetjes së punës. Por të sigurojmë një periudhë stazhi të paguar nga shteti me një pagesë simbolike, por jo të vogël për një shtet si Shqipëria. 300 mijë lekë të vjetra në muaj, një stazh 1 vjeçar në sektorin privat, apo në sektorin publik, apo në profesionin e lirë, në mënyrë që ju të filloni të ambientoheni me atë specialitet, apo me atë profesion që keni marrë  apo për të cilin jeni trajnuar. Të filloni ta mësoni në praktikë, të krijoni lidhjet me tregun, të njihni nga afër se si funksionojnë gjërat dhe në këtë mënyrë të keni garancitë maksimale që pas përfundimit të stazhit të keni një vend pune”, tha Basha.