RTSH 24 Live

Kosova

Basha: Sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës!

11/09/2021

Basha: Sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës!

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, duke përkujtuar të shtunën sulmin terrorist të 11 shtatorit, shkruajti se “dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës”.
“I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan"shkruan zoti Basha duke shtuar se "Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona".