RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Shqipëria, sot e shkatërruar nga korrupsioni!

12/04/2021

Basha: Shqipëria, sot e shkatërruar nga korrupsioni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se nuk e mbajti premtimin e vendosjes së konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar DASH, lideri demokrat shkruan se mungesa e transparencës dhe konkurrenca e padrejtë janë probleme të mëdha për Shqipërinë. “Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim? Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, thekson kreu i PD Basha.