RTSH 24 Live

Kronika

Basha, nga Jugu në Veri

17/04/2021

Basha, nga Jugu në Veri


Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, ka zgjedhur të shtunën një mënyrë origjinale për të vijuar fushatën e elektorale. Nga mëngjesi deri në mbrëmje ai do të përshkojë 9 qytete nga Jugu në Veri të vendit, po aq sa është numri i kësaj force politike në fletën e votimit.
Kryedemokrati ka filluar rrugëtimin nga Saranda për të shkuar drejt Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit, Mirëditës dhe finalizohet në Tropojë. Kjo është hera e parë që një forcë politike zgjedh një menyrë të tillë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.