RTSH 24 Live

Politikë

Basha nga Fieri: Beteja do të vazhdojë, për Shqipërinë dhe për demokracinë!

14/05/2021

Basha nga Fieri: Beteja do të vazhdojë, për Shqipërinë dhe për demokracinë!

Kryetari i Partisë Demokratike sërish në opozitë, Lulzim Basha vazhdon të deklarojë se nuk do të njohi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të  25 prillit, ndaj do të vazhdojë betejn për Shqipërinë dhe demokracinë. "Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet. Rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve, nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time, as të Enkelejdit e as të kandidatëve tanë të tjerë, jo për poste drejtorësh apo për tendera, apo për të hapur dyert e doganave për kontrabandë apo për të bërë aleancë me krimin. Jo! Jo!" tha me vendosmëri zoti Basha gjatë  një takimi në Fier. "Ky degradim, kjo dekadencë, ky degjenerim është për fatin e keq të Shqipërisë sot sëmundja që ka mbërthyer për vdekje kundërshtarin tonë politik". Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë", deklaroi zoti Basha gjatë një takim me demokratët në Fier. Gjatë fjalës së tij, zoti Basha duke u ndalur te zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ripërsëriti se sipas tij se kjo ditë u kthye në një nga vjedhjet më të mëdha të këtyre 30 viteve.