RTSH 24 Live

Politikë

Basha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Invalidët: Standard europian!

13/04/2021

Basha nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Invalidët: Standard europian!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me PAK. Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. “Kjo marrëveshje është

Basha: Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar në vendimmarrje, standard europian

që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjnё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimmarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara”, tha Basha.
“Që nga dita e parë e qeverisjes jo vetëm të korrigjojmë gabimet e rënda, që kanë rënduar mbi kurrizin e dhjetëra mijëra personave me aftësi të kufizuara këto tetë vite, por mbi të gjitha na angazhon që standardin europian, cilësinë europiane të trajtimit të personave me aftësi të kufizuara ta kemi si synimin, objektivin dhe shënjestrën e çdo mase që do të marrim këtej e tutje si një qeveri e përgjegjshme ndaj fatit të çdo qytetari e në veçanti e përgjegjshme dhe e ndjeshme ndaj qytetarëve me vulnerabilitete siç janë personat me aftësi të kufizuar dhe ndaj familjeve të tyre. Angazhimi ynë do të jetë jo thjesht dhe vetëm ai që materializon, mishëron të njëjtën ndjeshmëri dhe kujdes si çdo qeveri europiane ndaj personave me aftësi të kufizuara por që dhe e kthen këtë në vepra konkrete përmes financimeve publike dhe përmes tërheqjes dhe financimeve të Bashkimit Europian. Kësaj radhe jo më me një qeveri që ka dëmtuar dhe ka goditur interesat tuaja por me një qeveri që i ka shkrirë vuajtjet dhe projektet tuaja me projektet e saj duke vepruar kështu me të vërtetë si një entitet i vetëm në shërbim të mirëqenies, të shëndetit dhe integrimit të plotë të çdo qytetari shqiptarë. Pas 25 Prillit të nisim zbatimin e kësaj marrëveshje, efektet e së cilës do t’i ndjejnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, pa diskriminim të asnjë lloji”, përfundoi lideri demokrat Basha.