RTSH 24 Live

Politikë

Basha në Washington, takon Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining

07/12/2022

Basha në Washington, takon Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining

Situata në Shqipëri, forcimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës, kanë qenë në qendër të një takimi që ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining, në Washington.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha bën të ditur se në këtë takim është rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit, në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve.

“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ramë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh”.- shkruan Basha në Facebook.

 /rtsh.al/