RTSH 24 Live

Kronika

Basha në Elbasan: Pritje e mrekullueshme, ora e ndryshimit po afron

07/04/2021

Basha në Elbasan: Pritje e mrekullueshme, ora e ndryshimit po afron

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një tubim në Elbasan. Qindra qytetarë kishin dalë në shesh për të pritur kryedemokratin. Një pjesë e tyre nuk mbanin as maska. Gjatë fjalës së tij të shkurtër, e ndikuar edhe nga moti i keq, Basha tha se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët.