RTSH 24 Live

Kronika

Basha: Koha të bashkohemi! Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot!

01/03/2021

Basha: Koha të bashkohemi! Rrugëtimi për të ndryshuar Shqipërinë nis sot!

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ka ardhur çasti që të bashkohen të gjithë për një të ardhme më të mirë për vendin. Deklaratë e dhënë prej tij pas firmosjes së koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit me Lëvizjen Socialiste për Integrim."Udhëtimi ynë i përbashkët për të ndryshuar Shqipërinë fillon sot, koalicioni ynë. Ndaj gjatë javëve të fundit të Shqipërisë, në çdo drejtim me ane të të cilit fiton Shqipëria. Gjatë javëve të fundit kam prezantuar planet tona të punës në të gjitha drejtimet. Për ekonominë, arsimin, turizmin, shëndetësinë, dhe luftën dhe krimin e organizuar. Me këtë ndryshim fillon ndryshimi, fiton Shqipëria. Këto janë plane pune që do të ndryshojnë jetën e gjithsecilit prej jush. Ka ardhur çasti që të bashkohemi. Të shkojmë shtëpi më shtëpi, rrugë me rrugë dhe të garantojmë fitoren e 25 prillit, fitoren e zgjedhjeve", u shpreh lideri demokrat.