RTSH 24 Live

Politikë

Basha flet pas daljes nda prokuroria: Autorët e dhunës së 8 janarit të vihen para drejtësisë!

14/01/2022

Basha flet pas daljes nda prokuroria: Autorët e dhunës së 8 janarit të vihen para drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas dëshmisë së tij në prokurori, tha se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vihen para drejtësisë.

"U thirrën për t'u përdorur si fasadë. Një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes, por u distancuan nga dhuna. Egozimi pa kufi i Sali Berishës po i shkakton shumë dëme PD-së, për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve , frymëzuesve të dhunës. Të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Kohë e çmuar mediatike që duhet të vihej në dispozcion të të mirës publike. Kjo prokurori duhet të vlonte nga të arrestuarit për afera korruptive. Me gjuhën e dhunës Sali Berisha është përpjekur që ta frenojë këtë. Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin, jo si një ngjarje izoluar, por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interesin tyre personal. Nga ana tjetër, janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin. Jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja, si 8 janari, kanë hyrë në historinë e demokratëve, si ditë të dhimbshme.’- u shpreh Basha.