RTSH 24 Live

Politikë

Basha drejt fitores së sigurt

13/06/2021

Basha drejt fitores së sigurt

Kryetari i deritanishëm i PD në opozitë Lulzim Basha duket se po shkon drejt rikonfirmimit të mandatit të tretë udhëheqës të kësaj partie. Nga numërimi i deritanishëm i votave në zgjedhjet për kreun e partisë të zhvilluara të dielën ai ka marrë afro 33 mijë vota nga 40,674 votues. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, Jemin Gjana. Ai tha se në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e sotme kanë votuar 41,100 persona, ose 54,7%. Vota të vlefshme kanë qenë 40,674 nga të cilat Fatbardh Kadilli ka marrë 763 vota, Edit Harxhi 991 vota, Agron Shehaj 6036 vota, dhe Lulzim Basha 32,882 vota. Rezultati përfundimtar pritet të shpallet të hënën.

Zgjedhjet në PD u provokuan nga humbja e kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prilli. Kjo ishte humbja e tretë radhazi e kësaj partie dhe e dyta për Lulzim Bashën në krye të saj. Por ai tha se në zgjedhje kundërshtari tij kryeministri socialist Edi Rama kishte kryer një masakër zgjedhore. Rivalët e zotit Basha në zgjedhjet partiake dhe kundërshtarët e tij brenda PD, mes tyre dhe ish presidenti Bujar Nishani thanë sot se në PD ishte zhvilluar një maskaradë zgjedhore.