RTSH 24 Live

Politikë

Bardhi sulmon Veliajn: E ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias

23/01/2021

Bardhi sulmon Veliajn: E ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias

Polemikat rreth përgjimeve të antimafias italiane dhe implikimi të zyrtarëve të lartë shqiptarë në pastrimin e parave me ndërtime në Tiranë, janë zhvilluar edhe më tej pasditen e së shtunës. Pas shkëmbimit të replikave mes ish deputetes të PD Grida Duma dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Eriona Veliaj, në to është përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi.  Në  fokusin e tij ka qenë sërish kreu i bashkisë Velia. "Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias. 
Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 
Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!" shkruan zot Bardhi në Facebook.