RTSH 24 Live

Politikë

Bardhi: 6 marsi jo test për ne! Zgjedhjet mbahen me kushtet e 25 prillit

24/01/2022

Bardhi: 6 marsi jo test për ne! Zgjedhjet mbahen me kushtet e 25 prillit

Partia Demokratike, vlerëson se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, nuk janë test për këtë forcë politike. 

“Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit. Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për reformën zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill. Shtuar kesaj edhe koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit që ka mbetur në bashkitë ku është krijuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Zoti Bardhi pranon se PD ndodhet në një situatë të vështirë, por e cilësoi krizën e brendshme një moment transformimi historik për këtë parti.

Në 6 mars votohet në bashkitë Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnje.