RTSH 24 Live

Kuriozitete

Barbie ka bërë një kukull bazuar në fytyrén e shkencëtares që krijoi vaksinën Astra Zeneca

05/08/2021

Barbie ka bërë një kukull bazuar në fytyrén e shkencëtares që krijoi vaksinën Astra Zeneca

Kompania Mattel, e cila qëndron prapa markës Barbie, bëri një kukull të veçantë të frymëzuar nga shkencëtarja Sara Dejm, e cila projektoi vaksinën Astra Zeneka, kundër koronavirusit. Sara tha se kukulla e re është shumë ndryshe nga Barbie-t tipike në shikim të parë, por se ajo shpreson që do t'i frymëzojë fëmijët, raporton BBC, transmeton MOF. “Dëshira ime është që kukulla me fytyrën time, t’u tregojë fëmijëve ekzistencën e rëndësinë e profesioneve rreth të cilëve ata mund të mos jenë në dijeni, si psh. ai i vaksinologut. Kukulla Barbie në fjalë është një nga gjashtë që bazohen tek gratë e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë si edhe matematikës.  

Vaksina e Sara-s, është aktualisht vaksina më e përhapur në botë, dhe përdoret në më shumë se 170 vende. “Unë jam e apasionuar pas frymëzimit të gjeneratës së ardhshme të vajzave në të gjitha profesionet STEM, dhe shpresoj që fëmijët që do të shohin Barbie-n tim të kuptojnë se sa e rëndësishme është karriera , në fushën e shkencës e jo vetëm, për të ndihmuar botën përreth nesh,” tha ajo.

Vitet e fundit, kompania e lodrave është kritikuar për kukullat e saj Barbie për krijimin e imazheve jorealiste të feminitetit. Ata tani kanë grupe kukullash që përqendrohen në profesione të tilla si zjarrfikësit, mjekët dhe astronautët, si dhe një gamë të gjerë të ngjyrave të lëkurës së kukullave përveç bjondes origjinale të bardhë që u prodhua për herë të parë në 1959.