RTSH 24 Live

Sociale

Banorët e Sarandës, vlerësojnë pozitivisht vendosjen e pemëve në shëtitore

06/04/2021

Banorët e Sarandës, vlerësojnë pozitivisht vendosjen e pemëve në shëtitore

Pas përfundimit të shumicës prej punimeve në shëtitoren e qytetit të Sarandës, në të u vendosën edhe pemët dekorative që veç pamjes së bukur, po i ofrojnë edhe një natyrë tjetër vizitorëve dhe banorëve. Këta të fundit shprehen për RTSH-Gjirokastra se veç shëtitores, Saranda vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdhenj të cilët do të ndikojnë ndjeshëm edhe tek turistët që e zgjedhin për ta vizituar.  

“Shumë e bukur është bërë shëtitorja. I jep Sarandës një pamje tjetër që u shtua edhe gjelbërimi. Turistët do të jenë më të shumtë sivjet por edhe ne banorët e Sarandës, e shijojmë shumë xhiron këtu”, shprehet një banore.    

“Kjo është bërë një punë kolosale kush e bëri, ka bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Pemët për mua, më mirë do qe të kishin vendosur palma por edhe këto mirë janë sepse pishat durojnë afër detit”, shprehet një tjetër banore.     

Banorët e Sarandës tashmë, kanë nisur xhirot tradicionale jo vetëm në orët e vona të mbasdites, por edhe në mëngjes. Ata i gjen aty me familjarët e tyre duke kaluar pak orë relaksi.