RTSH 24 Live

Kuriozitete

Banorët e hershëm në Xinjiang datojnë që 9 mijë vjet më parë

06/11/2021

Banorët e hershëm në Xinjiang datojnë që 9 mijë vjet më parë

Një ekip i përbashkët i studiuesve kinezë dhe të huaj të udhëhequr nga Universiteti Jilin zbuloi se banorët më të hershëm të Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur në Kinën veriperëndimore kishin origjinë gjenomike që datonin rreth 9000 vjet më parë.
Gjatë hulumtimit, studiuesit identifikuan një popullsi vendase të izoluar gjenetikisht që ekzistonte rreth 9000 vjet më parë në një zonë të madhe të pjesës qendrore dhe lindore të stepës euroaziatike, shkruan“Xinhua”.
Zbulimi doli prej të dhënave gjenomike të mbledhura nga pesë mumie të gjetura në pellgun Junggar të Xinjiang dhe 13 të tjera të gjetura në pellgun Tarim, që i përkasin kulturës Xiaohe.
Sipas ekipit, dy grupet e mumieve janë mbetjet e para të njohura njerëzore të gjetura në pjesët veriore dhe jugore të Xinjiang.
Mbetjet dentare të mumieve Tarim nga zona Xiaohe tregojnë një prani të fortë të proteinave të qumështit, duke nxjerrë në pah përdorimin e këtij produkti në vend që nga mbërritja e banorëve të parë.
Kultura Xiaohe është e njohur në mbarë botën falë një mumie femërore të ruajtur në mënyrë natyrale të gjetur në shkretëtirën Taklimakan në pellgun Tarim, e cila është quajtur "Princesha e Xiaohe". Disa nga tiparet e fytyrës së saj, të tilla si mollëzat e larta, ngjajnë me ato të perëndimorëve, kanë bërë që shumë të ngrenë pyetje nëse paraardhësit e banorëve të hershëm të Xinjiang ishin emigrantë.
Studimi u publikua së fundmi në internet në revistën “Nature".