RTSH 24 Live

Ekonomi

Bankat lehtësuan standardet e kreditimit për blerje banese

20/01/2022

Bankat lehtësuan standardet e kreditimit për blerje banese

Në Shqipëri bankat tregtare lehtësuan kushtet dhe termat e kreditimit për individët për blerje banesash në tremujorin e katërt të vitit 2021, bëri të ditur të enjten Banka e Shqipërisë.
Gjatë 9-mujorit të vitit 2021, bankat tregtare në vend disbursuan 28.7 miliardë lekë, ose rreth 235 milionë euro kredi të reja për blerjen e shtëpive.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo vlerë është rritur me 60 %.
Sipas BSH-së, raporti i kredive të refuzuara ndaj totalit të aplikimeve për kredi nga individët u vlerësua në rënie këtë tremujor.
Banka e Shqipërisë, parashikon se kushtet e lehtësuara të ofertës për kredi të mbarten edhe në tremujorin e parë të vitit 2022.
Përballë kësaj politike kreditimi të bankave, edhe kërkesa për kredi, si nga ana e bizneseve ashtu edhe e individëve, pritet të jetë më e lartë.