RTSH 24 Live

Ekonomi

Bankat e huaja që ndihmojnë Rusinë, rrezikojnë të vendosen nën regjimin e sanksioneve nga SHBA

14/05/2022

Bankat e huaja që ndihmojnë Rusinë, rrezikojnë të vendosen nën regjimin e sanksioneve nga SHBA

Bankat e huaja, të cilat ndihmojnë Rusinë, rrezikojnë t’u vendosen sanksione nga ana e SHBA-së. Lajmi u bë i ditur nga zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit.

 "Nëse i ofroni mbështetje materiale një individi ose entiteti të sanksionuar, ne mund të zgjerojmë regjimin tonë të sanksioneve tek ju," tha zëvendës Sekretari i Thesarit të SHBA, Adewale 'Wally' Adeyemo, në një intervistë për New York Times.

 "Dua t'ua bëj të qartë këtë vendeve të tjera që mund të mos kenë ndërmarrë veprime sanksionuese: Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë janë të gatshëm të veprojnë nëse bëjnë gjëra që shkelin sanksionet tona.", deklaroi ai.

/rtsh.al/