RTSH 24 Live

Ekonomi

Banka Qendrore dhe çmimi i parasë së shqiptarëve, çfarë ndodh me depozitat apo kreditë e biznesit dhe individëve

04/08/2022

Banka Qendrore dhe çmimi i parasë së shqiptarëve, çfarë ndodh me depozitat apo kreditë e biznesit dhe individëve

Vendimet e Autoritetit Monetar Shqiptar në përgjithësi kalojnë pa shumë kërshëri dhe madje edhe pa debat. Banka e Shqipërisë ka rritur një ditë më parë, për të pestën herë radhazi, normën bazë të interesit, që në gjuhë të thjeshtë mund të quhet edhe çmimi i parasë.

Nga ky vendim banka qendrore pret reduktim të parasë në treg, që do të thotë një inflacion, apo çmime në treg drejt uljes së tyre. Ky është mekanizmi kryesor që përdor tregu banker kudo në botë, ndërsa vlera e tij ka të bëjë me mënyrën e transmetimit të këtij mekanizmi në ekonominë reale.

Po çfarë do të ndodhë pas kësaj ulje të çmimit të lekut në treg? Si do të sillen klientët e bankave ndaj depozitave, kredisë së re? Si a do të humbasë qeveria nga pagimi i borxhit të saj? Sa do të preken kreditë me garanci sovrane të miratuara nga qeveria për sektorë të ndjeshëm në tregun e ekonomisë reale?

Burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të njohur se do të ketë edhe 6 mbledhje të tjera të mbledhjes së Këshillit mbikëqyrës, që do të marrin patjetër në konsideratë edhe çmimin e parasë.

Banka Angleze, Rezerva Federale dhe Banka Qëndrore Europiane, edhe pse konservatore si banka, janë duke rishikuar për çdo muaj çmimin e monedhave të tyre.

Banka e Shqipërisë, edhe pse me vonesë, ka menduar së fundi të zbatojë politikën e saj bazë atë të shenjestrimit të inflacionit dhe të ruajtjes së nivelit të qëndrueshëm të monedhës. Po çfarë sjell vendimi i fundit i saj? Ja efektet kryesore:

Rritja e normës bazë të interesit shtrenjton koston e bizneseve dhe individëve që do të kërkojnë një huamarrjes së re; rritja e normës bazë të interesit shtrenjton koston e shërbimit të borxhit ekzistues të qeverisë; rritja e normës bazë të interesit vështirëson qarkullimin e likuiditetit (parasë)  në bizneset dhe familjet shqiptare; rritja e normës bazë të interesit ushtron presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomikë, duke mos iu dhënë atyre më shumë kohë, hapësirë dhe frymëmarrje.

Nga një minimumin historik prej 0.5% pikësh përqindjeje në 2 shkurt 2022, në 3 gusht 2022 bankat tregtare do të mund të marrin kredi më të shtrenjtë nga banka qëndrore, nga 2,25 për qind në 2,75 për qind.

Rritja e interesit të depozitës nga 0.25 në 0,75 pikë përqindjeje do të ndikojë në interesat e kredive të individëve, në pothuajse të njëjtën për qindje. Shqipëria ka nevojë për kredi të lirë në kushtet kur niveli i likuiditetit në banka është mbresëlënës.

/rtsh/