RTSH 24 Live

Botë

Balona spiune kineze, marina amerikane publikon fotot e mbetjeve pas rrëzimit

07/02/2023

Balona spiune kineze, marina amerikane publikon fotot e mbetjeve pas rrëzimit

Marina amerikane ka publikuar fotot e balonës kineze, të dyshuar se përdorej për spiunazh. Ajo u qëllua ndërsa ishte në qiell. Komanda e Flotës amerikane postoi disa foto në faqen e saj në Facebook, duke treguar mbeturina të mëdha të balonës, ndërsa tërhiqej për tu ngarkuar në një varkë.

Postimi thoshte se marinarët që mblodhën mbeturinat, ishin pjesë e ekipit të specialistëve të Marinës që merret me eksplozivët. Pajisja do të ekzaminohet për të parë nëse ajo ishte vërtet pajisje spiunazhi.

Kina ka këmbëngulur vazhdimisht se balona ajrore ishte për përdorim civil dhe se ka hyrë aksidentalisht në SHBA për shkak të erërave të forta.

Zbulimi i balonës shkaktoi një krizë diplomatike mes dy vendeve. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, anuloi menjëherë një udhëtim në fundjavë për në Kinë, i cili ishte takimi i parë i nivelit të lartë SHBA-Kinë.

Balona nxorr nga brigjet e Myrtle Beach, Karolina e Jugut, një ditë pasi u rrëzua nga një avion luftarak.

Marina tha se mbeturinat u shpërndanë në 11 km të Oqeanit Atlantik dhe se dy anije detare,  duke përfshirë edhe një vinç të rëndë për rikuperim, u dërguan në zonë. 

Fotot treguan se grumbujt e materialit të balonës ishin në gjendje që të tërhiqeshin në bord me dorë. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes njoftuan fillimisht se po gjurmonin objektin e çuditshëm. Ata pritën derisa të arriti mbi ujë përpara se ta rrëzonin.

Pamjet në rrjetet televizive amerikane treguan se balona ra në det, pas një shpërthimi të vogël. Pentagoni tha se një balonë e dytë siune kineze ishte parë mbi Amerikën Latine me fokus raportimet mbi Kosta Rikën dhe Venezuelën.

Forcat Ajrore të Kolumbisë thonë se një objekt i identifikuar, që besohet të jetë një balonë, u zbulua më 3 shkurt në hapësirën ajrore të këtij vendi. Kolumbia thotë se ajo e ndoqi objektin derisa u largua nga hapësira ajrore, duke shtuar se nuk përfaqësonte një kërcënim për sigurinë kombëtare. BBC

/rtsh.al/