RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku: Korridori 8 pjesë e TEN-T, mbështetje me fonde nga BE

16/03/2023

Balluku: Korridori 8 pjesë e TEN-T, mbështetje me fonde nga BE

Bashkimi Europian ka përfshirë Korridorin 8 si pjesë të Rrjetit Ndëreuropian të Transportit, TEN-T.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten në parlament zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku.  

“Sapo vij nga një takim me Komisionerin Varhelyi, i cili sapo më ka konfirmuar edhe një herë se Korridori 8 tashmë është i miratuar nga Bashkimi Europian, nga Komisioni dhe nga të gjitha forumet e tjera dhe është thjesht çështje ditësh për t’u bërë publik dhe me miratimin e këtij Korridori" tha zonja Balluku para deputetëve.

"Si pjesë e TEN-T, ne do të kemi mundësi që të gjitha projektet tona" shtoi ministrja. Zonja Balluku kujtoi me këtë rast ndërtimin e bajpaseve të Elbasanit,  Librazhdit, hekurudha Durrës - Pogradecin e cila do të lidhet me Maqedoninë e Veriut. "Janë të gjitha projekte europiane të cilat do të mbështeten edhe me fondet e Bashkimit Europian" tha zonja Balluku.

 

/ rtsh.al /