RTSH 24 Live

Botë

Ballkani Perëndimor dhe BE, Kryeministrja italiane: Zgjerimi i rajonit, prioritet urgjent

24/01/2023

Ballkani Perëndimor dhe BE, Kryeministrja italiane: Zgjerimi i rajonit, prioritet urgjent

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi si urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ta vendosë zgjerimin e rajonit si ndër prioritetet e tij.

Kjo është ajo që na kërkojnë të gjithë miqtë e rajonit, e kam vërejtur personalisht me rastin e samitit në Tiranë. Ne jemi protagonistë në rajon, por duhet ta rinovojmë këtë prani dhe të investojmë në sektorë strategjikë“, tha kryeministrja italiane në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, në Trieste.

Edhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi se Italia eshte për një përshpejtim të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duam t’i kemi vendet e Ballkanit në orbitën evropiane, por kjo do të thotë të jemi të besueshëm, seriozë dhe të bëjmë investime. Nëse jemi të pranishëm politikisht, me bizneset tona dhe gjithashtu me paqeruajtësit tanë nuk ka asnjë rrezik për të zënë hapësira nga pjesa e të tjerëve. Nuk është vetëm Rusia, shumë janë të interesuar drejt Ballkanit. Kjo është arsyeja pse Italia dhe Evropa duhet të jenë më shumë të pranishme”, ka thënë Tajani.

/rtsh.al/