RTSH 24 Live

Ekonomi

Ballkani Perëndimor, Balluku: Fokusi në investime që rrisin konektivitetin në rajon

23/10/2021

Ballkani Perëndimor, Balluku: Fokusi në investime që rrisin konektivitetin në rajon

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka qenë e pranishme në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport, që u mbajt në Malin e Zi. Në këtë konferencë u fol për sigurinë rrugore, për radhët e gjata në kufi, si dhe është folur për projektet si ai i korridorit tetë, si dhe për lidhjen e Shqipërisë përmes hekurudhës Vorë-Hani Hotit me Malin e Zi.
Progresi i bërë në trasnport në rajon ishte në qëndër të diskutimeve të konferencës  së Nivelit të Lartë në Transport në Mal të Zi. Progresi i transportin i bërë në rrugë e hekurudha e për të bërë ato me të sigurta  u diskutuan në këtë konferencë. Një pikë tjetër e kesaj konference ishte edhe ulja e kohës së qëndrimit në kufi jo vetëm mes vendeve të balkanit perëndimor por edhe mes tij dhe BE-së. Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku theksoi domosdoshmërinë e konektivitet të rajonit. 
Korridori i 8 si prioritet për balkanit gjithashtu u diskutua në këtë konferencë.