RTSH 24 Live

Ekonomi

Ballkani Perëndimor anketon sipërmarrjet, 350 mijë biznese janë ftuar të masin përformancën e Tregut të Përbashkët Rajonal

22/09/2021

Ballkani Perëndimor anketon sipërmarrjet, 350 mijë biznese janë ftuar të masin përformancën e Tregut të Përbashkët Rajonal

Duke filluar nga vjeshta e 2021, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të nisin një studim mbi treguesit kryesorë të performancës dhe zbatimin e strategjisë së Tregut të Përbashkët Rajonal. Studimi do të kryhet çdo gjashtë muaj dhe do të realizohet nëpërmjet një ankete me 350 mijë sipërmarrjet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. 

Bizneset do të duhet të anketojnë tendencat e fundit në ekonomitë e vendeve të këtij rajoni në lidhje me zhvillimet afatshkurtra ekonomike dhe financiare, potencialet dhe pengesat, si dhe pritjet e kompanive për periudhën në vijim. 
Nisma vjen menjëherë pas promovimit të nismës “Ballkani i Hapur” dhe këmbënguljes për realizimin e Procesit të Berlinit. Vendet e këtij rajoni janë ndërkohë pjesë e marrëveshjes rajonale të tregtisë së lirë, CEFTA, marrëveshje që, megjithë rezultatet, nuk ka mundur të realizojë pritshëmëritë e 15 shteteve anëtare të saj. 

Sipas të dhënave zyrtare te CEFTA, mesatarisht një kamion harxhoi 3 orë e 20 minuta për procedurat e pritjes dhe zhdoganimit në pikat doganore hyrëse në Shqipëri. Koha e pritjes në Shqipëri ishte më e larta në rajonin CEFTA dhe me një diferencë të lartë nga vendi i dytë më kohën më të lartë të pritjes Mali i Zi ku një kamioni i duhet të presë 2 orë e 9 minuta. Kosova ishte vendi i tretë me kohën më të lartë të zhdoganimit të një kamioni me 2 orë. Në ndërkohë, Serbia është vendi më shërbimet më të mira në ketë drejtim, ku kamionët nuk kanë kohë pritje në pikat doganore. Më pas vjen Maqedonia, ku një kamion pret për zhdoganim vetëm 37 minuta dhe në Bosnja me vetëm 81 minuta.

Një sondazh të parapakohëve të bizneseve të rajonit për tregun e përbashkët rajonal në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, 73% e kompanive të intervistuara përballen me probleme tregtare lidhur me masat jo tarifore në tregtinë ndërrajonale, të tilla si: rregullat e origjinës, barrierat teknike për tregti, dhe masa që lidhen me eksportin. Ndërsa 76% e kompanive përballen me probleme në lidhje me administrimin dhe procedurat në dogana dhe problemet me tarifat dhe gjobat e vendosura në lidhje me tregtinë. 70% e kompanive të intervistuara që, janë të angazhuara në tregtinë e jashtme, raportojnë barrierat në tregti. 

Forumi i përbashkët përfaqëson rreth 350,000 kompani, kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe ka për mision bashkëpunimin e komunitetit të biznesit brenda Rajonit për të lehtësuar pengesat e mbetura për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në tregjet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria gjermane kërkoi firmosjen më 6 tetor 2021të Tregut të Përbashkët ekonomik mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për vitet 2021 deri 2027.