RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

29/11/2022

Balla viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u takua të martën me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zoti Balla në Facebook. "Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj" shkruan ai. 

Në vlerësimin e zotit Balla "Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan".

/ rtsh.al /