RTSH 24 Live

Politikë

Balla në Bukuresht: Rumania e gatshme të na mbështesë për procesin e integrimit

28/06/2022

Balla në Bukuresht: Rumania e gatshme të na mbështesë për procesin e integrimit

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka qenë në Bukuresht ku është takuar me Kryetarin e Komisionit për Evropën në këtë Senatin rumun. Balla ka deklaruar se Rumania ka shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Shqipërisë mbështetje për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Bukuresht 📍 Senati i Rumanisë. Takim me Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun  gjithashtu përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate. Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, shkruan Balla.

/rtsh.al/