RTSH 24 Live

Politikë

Balla në Bukuresht: Rrisim bashkëpunimin në shkëmbimet tregtare

29/06/2022

Balla në Bukuresht: Rrisim bashkëpunimin në shkëmbimet tregtare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Kryeministrinë e Rumanisë.

Në një postim në Facebook Balla shkruan se sikurse bashkëpunimi i i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe ai në planin e shkëmbimeve tregtare.

“Bukuresht Pritja dhe takimi në Kryeministrinë e Rumanisë (Pallati Viktoria). Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregtare. Rumania është një prodhues i madh energjie dhe drithërash dhe në kontekstin e ri të krijuar global kemi plot mundësi bashkëpunimi”, shkruan Balla.

/rtsh.al/