RTSH 24 Live

Rajon

Balla: Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, premtim i pambajtur i BE-së!

13/01/2022

Balla: Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, premtim i pambajtur i BE-së!
 

Në vijim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti sot në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Komisionit për Legjislacionin, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës të kryesuar nga Adnan Rrustemi.

Gjatë takimit me delegacionin kosovar, Balla theksoi nevojën për bashkëpunim mes grupeve parlamentare, komisioneve si dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Mungesa e liberalizimit të vizave me Kosovën, i cili prej vitesh tashmë është një premtim i pambajtur i Bashkimit Evropian edhe pasi Kosova ka përmbushur kushtet, kërkon një adresim të shpejtë nga institucionet e BE-së”, deklaroi Balla.