Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë me dije se brenda kësaj jave do të zgjidhet kryetari i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Balla u shpreh se për këtë pozicion kanë konkurruar 26 kandidatë, dhe aktualisht është mbërritur në një short-listë me 5 kandidatura. Balla u shpreh se brenda kësaj jave do i propozojë Kryeministrit Edi Rama drejtuesin e ri të AMP-së.
“Prej ditës së parë, ardhjes sime në këtë detyrë, është angazhimi për të pastruar policinë e shtetit.
Ne kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të AMP, ky është një proces që Ministria e Brendshme, kanë konkurruar 26 kandidatë, kemi mbërritur në një short listë me 5 kandidatura dhe brenda kësaj jave, do të përmbyllim, do i propozoj kryeministrit drejtuesin e ri dhe do kemi komunikim tjetër me ju”, tha Balla.
Një muaj më parë u dorëhoq nga drejtimi i AMP-së, Ardi Veliu. Ky i fundit, u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022.
/rtsh.al/