RTSH 24 Live

Kulturë

Baleti “Pulcinella” në TKOB, Vaso: Kemi sjellë elementë koreografikë të neoklasikes dhe modernes

02/02/2023

Baleti “Pulcinella” në TKOB, Vaso: Kemi sjellë elementë koreografikë të neoklasikes dhe modernes

Trupa e Baletit të TKOB-së , do të sjellë magjishëm për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, numrin koreografik të “Pulcinella-s”, veprën e njohur të kompozitorit Igor Stravinsky, ai i cili revolucionarizoi mendimin dhe ndjeshmërinë muzikore në shekullin e XX.

Shfaqja “Antikiteti Modern”, e cila çel sezonin artistik të baletit për këtë vit, do të sjellë elemente të neoklasikes dhe modernes në lëvizjet koreografike, të cilat janë autentike, krijuar nga 2 koreografët e talentuar shqiptarë, Enada dhe Gerd Vaso.

Magjia e këtij numri koreografik do të shoqërohet gjithashtu edhe me arien e mrekullueshme të Respighi-t, “Valle dhe melodi të lashta”, e cila do të luhet nën mjeshtërinë e Orkestrës së Harqeve të TKOB-së, drejtuar nga mjeshtri Marc Moncusi, i cili vjen posaçërisht nga Spanja, për të luajtur Suitën numër 3, shoqëruar edhe nga solistët lirikë të TKOB-së, Xhieldo Hyseni, Suada Gjergji dhe Matias Xheli.

Shfaqja “Antikiteti modern”, e cila vjen me mbështetjen e Ambasadës Spanjolle në Shqipëri, do të vihet në skenë në datat, 4 dhe 5 shkurt.

/rtsh/