RTSH 24 Live

Ekonomi

AZHBR ndihmon prodhuesit shqiptarë të luleshtrydheve

26/05/2023

AZHBR ndihmon prodhuesit shqiptarë të luleshtrydheve

Të konsideruara tashmë si "Ari i kuq", luleshtrydhet e prodhuesve shqiptarë, falë cilësisë së tyre, po kërkohen gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar, tregjet e rajonit dhe BE-së.

Përmes Skemës Kombëtare Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural njofton se po vazhdon të mbështesë kultivimin e luleshtrydheve në serra.

Vitin e kaluar nga kjo skemë u mbështetën 771 fermerë. Fondet synonin rritjen e sipërfaqeve të mbjellë me luleshtrydhe dhe ulja e kostos së prodhimi.

Kultivimi i luleshtrydhes vitet e fundit ka marrë shtrirje në shumë zona të Shqipërisë.

Fillimisht në vitin 2018, luleshtrydhet filluan të mbilleshin në qarkun e Fierit. Më pas gjeografia e prodhimit të saj përfshiu edhe Lushnjën.

Zgjerimi i serrave ku kultivohen luleshtrydhet, ka sjellë rritjen e eksportit kryesisht në tregun e Italisë, të Kosovës dhe Serbisë.

 

/ rtsh.al /