RTSH 24 Live

Aktualitet

Avioni i rrëzuar në Vermosh, analiza e ADN-në zbulon identitetin e dy personave që u zhdukën

25/10/2021

Avioni i rrëzuar në Vermosh, analiza e ADN-në zbulon identitetin e dy personave që u zhdukën

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë, në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Identiteti i personave që ndodheshin në avion nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor.

Më 4 tetor 2021, avioni u rrëzua 50 metër nga kufiri me Malin e Zi. Piloti dhe pasagjeri ishin larguar nga vendi ngjarjes me një mjet fuoristradë, e cila i kishte marrë pas aksidentit.

Policia tha se ka mori njoftim për rrëzimin e avionit rreth orës 12:30, në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për në vendin e ngjarjes janë nisur efektivë nga Policia e Shkodrës, e Malësisë së Madhe dhe ajo Kufitare.

Një bari i zonës ka parë të gjithë ngjarjen dhe përpjekjet e avionit për t’u ulur. Ai ka shkuar pranë mjetit kur ai ka qëndruar dhe është përpjekur për të ndihmuar dy personat që ndodheshin në bord. Sipas bariut, piloti nuk i ka kthyer përgjigje kur e ka pyetur nëse ishte mirë, duke hedhur dyshime se mund të jetë i huaj, ndërsa pasagjeri i ka thënë “Jemi mirë”.

Më pas, bariu tregon se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij. Dyshime ka që avioni mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, por në zonën përreth nuk është gjetur drogë.