RTSH 24 Live

Teknologji

Avioni i parë i udhëtarëve C919 i Kinës përfundon fluturimin e parë 

14/05/2022

Avioni i parë i udhëtarëve C919 i Kinës përfundon fluturimin e parë 

Të shtunën paradite, avioni i parë i udhëtarëve C919 i Kinës përfundoi fluturimin e parë provë para vënies në përdorim tregtar, bëri të ditur Korporata e Avionëve Tregtarë e Kinës (COMAC).
Avioni C919, me numrin “B-001J”, u nis në orën 6:52 të paradites nga pista e katërt e aeroportit “Pudong” të Shangait dhe zbriti në aeroport në orën 9:54.
COMAC-u tha se gjatë fluturimit 182-minutësh, piloti dhe inxhinierët kryen të gjitha detyrat e përcaktuara dhe avioni ishte në gjendje të mirë.
C919 është pjesë e objektivit të Kinës për zhvillimin e avionëve civilë dhe për konkurrimin me aeroplanët e udhëtarëve me rreze të mesme, siç janë “A320” i “Airbus”-it dhe “737 Max” i “Boeing”-ut, dy kompani gjigante globale të prodhimit të avionëve.
C919 ka 158 deri në 168 vende, rreze standarde fluturimi 4075 kilometra dhe rreze maksimale 5555 kilometra.