RTSH 24 Live

Teknologji

Avancohet aplikimi industrial në teknologjinë kuantike

21/09/2021

Avancohet aplikimi industrial në teknologjinë kuantike

Me një lartësi prej rreth një metër dhe peshë më pak se 100 kg, një stacion tokësor satelitor kuantik në miniaturë tërhoqi vëmendjen në Konferencën e Industrisë Kuantike të vitit 2021 të mbajtur në Hefei, në provincën kineze Anhui, përshkruan Radio e Jashtme e Kinës.
"Stacioni i tillë tokësor është i lehtë dhe i lëvizshëm dhe mund të instalohet brenda 12 orëve, duke lejuar përdoruesit në zonat e largëta të përdorin komunikimin kuantik në mënyrë të përshtatshme", -tha Zhou Lei, drejtor i projektit të kuantit në “QuantumCTek Co, Ltd”, një kompani udhëheqëse kuantike e bazuar në Anhui.
Kompania gjithashtu shfaqi një pajisje shpërndarëse kuantike me të njëjtën madhësi të një laptopi, e cila mund të zvogëlojë shumë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit kuantik.
Vitet e fundit, Kina ka arritur një seri përparimesh në teknologjinë kuantike, duke përfshirë satelitin e parë kuantik në botë, një linjë komunikimi kuantike 2000 km midis Pekinit dhe Shangait dhe prototipin e parë të makinës kompjuterike kuantike optike në botë.
Hefei, një qendër për teknologjinë kuantike të Kinës, është shtëpia e mbi 20 ndërmarrjeve të teknologjisë kuantike dhe arriti një vlerë prodhimi prej rreth 430 milion juan (rreth 66.5 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2020.
"Teknologjia kuantike e informacionit do të integrohet më tej, e përshtatshme dhe me kosto të ulët, duke lejuar që më shumë njerëz të kenë akses në të", -tha Zhou.