RTSH 24 Live

Ekonomi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare harton projektrregulloret e para për kriptovalutat

13/09/2021

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare harton projektrregulloret e para për kriptovalutat

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar  projektrregulloret e para për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. E thënë ndryshme për herë të parë ky autoritet ka përgatitur rregullat bazë  si duhet të lejohet dhe kushtet që duhen të kenë ato subjekte që janë të interesuar për tu licensuar  në mbështetje të ligjit për tregtimin e kriptovalutave që u miratua vitin e kaluar.

Një nga këto projektrregullore ka si objekt përcaktimin e rregullave të detajuara . Çdo bursë duhet të vërtetojë se ka një kapital fillestar minimal prej 20 milionë, deri në 90 milionë lekë, në varësi të kategorisë së licencës. 

Për agjentët dhe kujdestarët e portofolit të palëve të treta, kapitali minimal fillestar sipas ligjit duhet të jetë të paktën 18 milionë lekë.
Këto  subjekte mund të mbulojnë përgjegjësinë e tyre profesionale përmes një police sigurimi e cila ka një afat fillestar jo më pak se një vit dhe ka një periudhë njoftimi për anulimin e saj prej të paktën 90 ditësh. 

Polica e sigurimit duhet të përfshijë mbulimin kundrejt rrezikut të humbjes së dokumenteve, paraqitjes së informacionit të rremë apo mashtrues, veprime ose mosveprime që rezultojnë në shkelje të detyrimeve ligjore dhe rregullatore, humbjet që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë së shoqërisë ose dëmtimet e sistemit, humbjes që vjen nga moszbatimi i politikave dhe rregullave në kuadër të ruajtjes së të dhënave ose sulmeve kibernetike, etj. 

Ligji për tregtimin e kriptovalutave hyri në fuqi duke filluar nga data 1 shtator 2020. Megjithatë, licencimi i subjekeve për aktivitetet që parashikon ligji ende nuk ka qenë i mundur, pikërisht për shkak të mungesës së këtyre  akteve të nevojshme nënligjore.