RTSH 24 Live

Aktualitet

Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama

28/09/2021

Autori i vrasjes së efektivit në Lezhë , arrestohet i plagosur Aldi Rama

Pas disa përpjekjesh policia ka arratur të kapë autorin 21-vjeccar, Ali Rama i dyshuar për vrasjen e policit të Lezhës, Saimir Hoxha. Fillimisht policia ka rrethuar banesën ku i ishte fshehur Rama, ndërsa është dëgjuar krisja e një arme. Ai mësohet se ka tentuar t'i japë fund jetës, duke mos iu dorëzuar policisë.

Por kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë. "Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në "Lagunen Vain".

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.