RTSH 24 Live

Sociale

Autizmi virtual, ekranet po dëmtojnë rëndë fëmijët

31/03/2023

Autizmi virtual, ekranet po dëmtojnë rëndë fëmijët

Qëndrimi me orë të tëra para ekraneve po ndikon shumë keq në shëndetin mendor të fëmijëve duke i kthyer ata në pasiv dhe duke e sjelle jo pak çrregullime në fusha të tjera.

Logopedi Spiro Saqellari në Qendren Rajonale për Autizmin thotë se prindërit janë nxitësit e vërtetë të kësaj situate që kur fëmijët janë disa muajsh.

“Vijnë shumë nëna me celular në dorë e thonë se fëmija im nuk ha pa celular në dorë. Ekranet sjellin shumë pasiguri dhe çrregullime të tjera të shëndetit” thotë Spiro Saqellari.

Eksperti sqaron se ekranet nuk sjellin autizëm por është vërtetuar shkencërisht se ato ndihmojnë në instalimin e elementeve te autizmit

"E them me bindje se ne po ia krijojmë vetë terrenin për fillesat e autizmit. Autizmi është çrregullim në sjellje, komunikim dhe socializim. Me ardhjen e ekraneve kemi nisur të instalojmë më shumë elementë autikë. Ekranet nuk sjellin autizëm, por vadisin dhe prashisin autizmin“ thotë Spiro Saqellari.

Qendra për Kontrollin e sëmundjeve ne SHBA, CDC,  nisur nga matjet që ka bërë në qendrat e veta referon se shpeshtësia e hasjes se çrregullimit të spektrit të autizmit  ka shkuar në raportin 1 në 38 fëmijë, statistika këto të frikshme dhe shumë sfiduese për ofruesit e shërbimeve që mbeten të pakta ne krahasim me nevojat.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/