RTSH 24 Live

Sociale

Autizmi, prindërit: Po vuajmë mungesën e shërbimeve!

01/04/2023

Autizmi, prindërit: Po vuajmë mungesën e shërbimeve!

Vendosja e një diagnoze dhe marrja e shërbimeve terapeutike për fëmijët me çregullim të spektrit autik është kthyer një një mision gati të pamundur për prindërit e tyre. 

Përfaqësuesja e Klubit Kombëtar të prindërve të fëmijëve me këtë çregullim Eglantina Bajrami thotë se tregu po mbizoterohet nga terapistë abuziv dhe të padiplomuar ndërsa prindërit po bien pre e një rreziku të madh për fëmijët e tyre.

Sipas saj është një treg i frikshëm që menaxhohet nga joprofesionistë dhe studentë ende të padiplomuar duke i lënë shteg abuzimit dhe rrezikimit të shëndetit të fëmijëve.

Ndonëse janë bërë përpjekje për hapjen e disa qendrave multidisilpinare , zonja Bajrami thotë se ato duhet të jenë të profiluzuara vetëm për autizmin.

Dilema më e madhe sot në vënd është ajo e prindërve me fëmijëve mbi 15 vjeç të cilët janë moshat më të paorinetuara për të ardhmen e tyre.

Ndonëse statistikat në Shqipëri mungojnë, grupimi zyrtar i  prindërve referon se afërsisht janë rreth 12 mijë individë në spektrin e autizmit.

 

/ rtsh /