RTSH 24 Live

Europë

Austria kërcënon BE-në: Nëse nuk ka kompesim do bllokojmë 100 milion doza të Pfizer

31/03/2021

Austria kërcënon BE-në: Nëse nuk ka kompesim do bllokojmë 100 milion doza të Pfizer

Vjena është gati të bllokojë 100 miliona doza të vaksinës Pfizer që janë të destinuara për vendet e Bashkimit Europian nëse nuk do të ketë një kompensim të dozave që janë marrë deri tani.
Vendimi i kancelarit austriak ka zemëruar partnerët, të cilët e konsiderojnë si një kërcënim me qëllim për t’ia shitur opinionit të brendshëm publik dhe për të mbuluar gabimet në fushatën e vaksinimit.  Githëçka nisi verën e një viti më parë kur Austria dhe vendet e tjera zgjodhën që të heqin dorë nga një pjesë e vaksinave të blera me kontratat europiane, për t’u përqendruar tek AstraZeneca. Por tashmë, për shkak  të vonesave në dorëzime të kompanisë anglo suedeze, vendet e BE-së gjenden në një situatë ku nuk ka vaksina. Kurz ka krijuar një koalicion vendesh që akuzojnë Brukselin se ka shpërndarë në mënyrë jo të barabartë vaksinat. 
Por Komisioni Europian ka reaguar duke thënë se dozat e vaksinave ndahen në bazë të popullsisë të çdo vendi anëtar, përveç atyre që kanë hequr dorë nga një vaksinë, për të marrë një tjetër.
Të premten e kaluar në Bruksel u propozua që 2 -3 milion doza t’u jepeshin vendeve më në vështirësi: Bullgarisë, Kroacisë, Letonisë dhe Republikës Ceke. Por jo Austrisë e cila nuk konsiderohet si një vend në nevojë. Pjesa tjetër e dozave, 7- 8 milion, do të shpërndahen në të 27 vendet anëtare në bazë të popullsisë. 
I gjetur në këtë situatë, Kurz kërcënoi se do të bllokojë 100 milion doza të Pfizer të destinuara për BE, duke thënë se vendimi për rishpërndarjen e të gjithë ngarkesës duhet marrë në mënyrë unanime dhe se Austria nuk do të japë lejen deri sa të ketë një numër më të madh të vaksinave Pfizer.